Lajme
Policia paralajmëron hetime pas protestës së PSD-së: Tre policë janë lënduar lehtë
Demokracia
18:27 | 29 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Gjatë kësaj proteste kishin dalë të protestojnë mbi 3000 persona, shkruan Demokracia.com.

Policia ka njoftuar se nga kjo protestë janë lënduar tre zyrtarë policorë. Lidhur me këtë rast policia ka iniciuar një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhërata e zyrtarëve policor, të cilët përtej hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme