Lajme
Policia nis aksionet, sekuestron tre aparatet e para për prodhimin e kriptovalutave
Demokracia
21:03 | 06 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriprovautave në fshatin Surkish të Podujevës.

Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme, përcjell Demokracia.com.

Kujtojmë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka konfirmuar se në Kosovë kanë marrë vendim të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, në kuadër të Masave të Emergjencës për shkak të krizës energjetike. Ka edhe shtete tjera në botë që nuk lejojnë këtë veprimtari, por asnjëra për arsyen e njëjtë si shteti kosovar.

Kosova ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave për shkak të krizës energjetike. Sipas ministres Rizvanolli, veprimtaria me Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera shpenzon shumë energji elektrike, raporton Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave

Me datë 06.01.2022 rreth orës  16:00, njësitet nga  Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme./Demokracia.com/

Të ngjashme