Lajme
Policia ndalon një person në Mitrovicë, i gjen marihuanë në veturë
Demokracia
12:45 | 22 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është realizuar  në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”,  derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrolle një automjet dhe gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerëve, përcjell Demokracia.com.

“Në cilësi të dyshuarit është arrestuar G. I.,21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas  procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën  penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të  paautorizuar  të substancave  narkotike

Mitrovicë, 22  Janar 2022

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 22 Janar 2022, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar  në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”,  derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerëve, te njëri nga pasagjerët zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike e cila dyshohet se është e llojit marihuanë. Sasia e substancës narkotike është konfiskuar dhe do të procedohet në cilësinë e provës materiale.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar G. I.,21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas  procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën  penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme