Lajme
Policia konfiskon 174 pajisje që u përdorën për mihjen e kriptovalutave në Zubin Potok
Demokracia
16:50 | 14 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme të cilat ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave në Zubin Potok.

Kështu ka informuar ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli përmes një postimi në Twitter.

Sipas saj rryma të cilën se kanë paguar në veri, është shfrytëzuar për këto aktivitete. Prandaj sipas saj, Serbia po e bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë, për të cilën Kosova dhe Serbia ishin dakorduar.

Postimi i Rizvanollit:

“Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme, që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok. Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”

Të ngjashme