Lajme
Policia konfirmon se rruga për në pikën kufitare në Jarinje është e qarkullueshme
Demokracia
19:49 | 28 Qershor 2023

Share:

Rruga në Jarinje që të dërgon për në pikën kufitare është e hapur për qarkullim.

Këtë për Klankosova.tv  e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkohë, gjatë ditës sot është raportuar për bllokim të kësaj rruge nga serbët.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka qenë tek “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë të Veriut, ku zyrtarëve policorë u ka ofruar bakllava e ëmbëlsira për nder të festës së Kurban Bajramit.

Të ngjashme