Lajme
Policia jep detaje për plagosjen e Vali Corleone
Demokracia
08:33 | 12 Gusht 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e Vali Corleone.

Në raportin e Policisë thuhet se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, përcjell Ballkani.info.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Të ngjashme