Lajme
Policia jep detaje për djegien e veturës së Mefail Bajqinovcit
Demokracia
10:33 | 23 Shkurt 2021

Share:

Vetura e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është përfshirë dje nga flaka.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri janë përfshirë dy vetura, në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

“Rr. Nora e Hoti, Prishtinë 22.02.2021 – 18:55. Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas policisë zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme