Lajme
Policia jep detaje për arrestimin e dy qytetarëve në Prizren të cilët kërcënuan ushtarët e KFOR-it
Demokracia
09:25 | 27 Shkurt 2024

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e kërcënimit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Prizren.

Dy të dyshuarit janë arrestuar e janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime.

Të ngjashme