Lajme
Policia jep detaje, kryesuesit të bordit të Trepçës i janë dëmtuar dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë
Demokracia
11:46 | 31 Gusht 2023

Share:

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Ilmi Prekazi, e ka konfirmuar sulmin me mjet shpërthyes ndaj kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Ai i tha Gazetës Express se ankuesi e ka njoftuar Policisë së dy automjete i janë dëmtuar, ndërsa njësitet e policisë ka vërejtur se përpos veturave atij i është dëmtuar edhe një pjesë e shtëpisë.

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha Prekazi për Express.

Ndërkaq, ndërmarrja “Trepça”, ka thënë se Hyseni mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore.

“Ndërmarrja Trepça Sh.a njoftojnë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme