Lajme
Policia e Kosovës asgjëson 1500 armë ilegale, nga shkrirja e tyre do të prodhohen kapakët e pusetave
Demokracia
11:36 | 20 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës ka asgjësuar sot disa armë ilegale të konfiskuara në raste të ndryshe gjatë këtij viti.

Asgjësimi i tyre është bërë në kuadër të Programit Kosovar për Siguri, në bashkëpunim me UNDP.

Zyrtarë të UNDP-së dhe Policisë së Kosovës theksuan se sa e nevojshme është që të ketë një ambient të sigurt për qytetarët, duke potencuar se përdorimi i tyre cenon sigurinë.

Procesi i shkatërrimit përfshin shkrirjen e mbi 1500 armëve të llojeve dhe kalibreve të ndryshme, të konfiskuara nga operacione te ndryshme të Policisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Armët e shkrira do të shfrytëzohen për prodhimin e kapakëve të pusetave.

 

Të ngjashme