Lajme
“Policët e lënduar në të kaluarën dhe ata që do të lëndohen në të ardhmen…” | Kështu e arsyetonte Kurti dhunën e Vetëvendosjes kundër Policisë së Kosovës
Demokracia
13:52 | 13 Nëntor 2023

Share:

Policët e njësive më elitare të Policisë së Kosovës ka ditë që po e presin një takim me kryeministrin Albin Kurti, për t’i shpalosur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagesën e shtesës së rrezikshmërisë dhe kushteve të punës. 

Por, kryeministri Kurti i zënë me angazhimet rreth Zajednicës, i ka lënë anash kërkesat e policëve që e mbrojtën Kosovën nga shumë rreziqe. Së fundmi edhe nga sulmi terrorist i 24 shtatorit, shkruan Demokracia.com.

Shumë deklarata të mëhershme të Albin Kurtit e qesin në pah një lloj mosdurimi të tij për policët. Fare e thjeshtë, kjo mund të konfirmohet në shumë deklarata kur ai ka folur për ta.

E tash, Albin Kurtit i ka dalë edhe një deklaratë skandaloze dhënë para pak vitesh lidhur me policët.

“Të gjithë policët e lënduar në të kaluarën, të gjithë policët që mund të lëndohen në të ardhmen, duhet t’i kërkojnë llogari Qeverisë pse nuk po tërhiqet prej pazareve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi, ku Kosova shitet më lirë se badihava”, kishte deklaruar Kurti nga qelia e burgut, i arrestuar për veprimet e tij kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin tash po e mbron dhe e ka pranuar edhe në Bruksel. /Demokracia.com/

 

Letra e Kurtit nga qelia: “O Republikë, o Zajednicë!”

Të ngjashme