Sport
Pogba me mesazh për tifozët e Juves pas humbjes nga Monza: Do të kthehemi më të fortë
Demokracia
23:10 | 30 Janar 2023

Share:

Paul Pogba u ka dërguar një mesazh tifozëve të Juventusit pas humbjes prej 2-0 nga Monza të dielën.

Francezi ishte në bankën rezervë për herë të parë këtë sezon, meqë ka munguar për shkak të problemit me meniskun dhe u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike në shtator.

Megjithatë, mesfushori vetëm u nxeh në Allianz Stadium dhe nuk e bëri debutimin (‘e dytë’) për Bianconerët.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer me skuadrën time, faleminderit të gjithë tifozëve për mikpritjen e ngrohtë. Do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar 29-vjeçari në Instagram.

Pogba u kthye te Juventusi në verën e kaluar duke nënshkruar si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Unitedin. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe pritet rikthimi i tij në fushë.

Të ngjashme