Sport
Pochettino: Kam nevojë për lojtarë të rinj
Demokracia
09:13 | 22 Korrik 2023

Share:

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino pranon se dëshiron më shumë nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Pochettino pranon se skuadra e tij ka mungesë të përvojës dhe do të donte të shihte përforcime të reja menjëherë.

Argjentinasi këtë e tha gjatë paraqitjes së fundit televizive, ku theksoi se dëshiron ta kompletoj sa më shpejt skuadrën për sezonin e ri.

“Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Nëse është e mundur, po sillni lojtarët këtu në SHBA. Nëse jo, nuk është problem”.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën”.

“Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër”.

“Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë”, përfundoi trajneri i Chelseat.

Të ngjashme