Lajme
“Po na duhet me ble kohë…” | Frika e madhe e Albin Kurtit nga Komisionet Hetimore Parlamentare
Demokracia
08:12 | 29 Mars 2024

Share:

Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore që kishte për synim të hetonte, për aq sa i lejohet Kuvendit, shpërdorimin e rezervave shtetërore nga të emëruarit dhe miqtë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e përfundoi mandatin ende pa e filluar punën e tij.

Për shkak të bojkotit të punës së këtij komisioni nga deputetët e partisë së kryeministrit Kurti, Vetëvendosjes, deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës nuk arritën të realizojnë të drejtën e tyre për të funksionalizuar një komision hetimor parlamentar që, në fund të fundit, do të arrinte më shumë transparencë se çfarë ndodhi me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, shkruan Demokracia.com.

VV-ja kundër Komisionit Hetimor | Si i mbronte Kurti keqpërdorimet dhe avullimin e rezervave shtetërore?

Ndonëse ky komision nuk arriti të mbajë asnjë mbledhje të vetme, pamundësimi i funksionalizimit të tij nxori në pah frikën e madhe që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nga Komisionet Hetimore Parlamentare.

“NA DUHET ME BLE KOHË” – VV DËSHTON KOMISIONIN TJETËR PËR HETIMIN E TENDERËVE NJËBURIMOR TË VETËVENDOSJES

“Merre fjalën edhe ti, se po na duhet me ble kohë. Vetëm mos shaj najsen, veq pyetje boni. Dmth, qetë dhe pa tension. Ok?”.

Kështu i shkruante më 28 mars 2024 shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deputetit të VV-së, Halil Thaçit.

E gjithë kjo ishte një strategji e Lëvizjes Vetëvendosje për të dështuar qëllimin e vërtetë të debatit të thirrur nga opozita, e cila kërkonte themelimin e Komisionit Hetimor për Kontratat Njëburimore të Qeverisë Kurti.

Në fund, për shkak se shumica parlamentare e përbërë nga Vetëvendosje e dështoi procesin e votimit, duke pamundësuar kuorumin e seancës plenare dhe rrjedhimisht e dështoi themelimin e komisionit, për të cilin votuan vetëm deputetët e opozitës.

Themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore në Qeverinë Kurti është iniciuar nga PDK-ja, por që është mbështetur edhe nga partitë opozitare, LDK dhe AAK.

Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë, shifra shkon deri në 200 mln euro

Kica-Xhelili thirrje VV-së: Votojeni Komisionin Hetimor, nëse nuk keni asgjë për të fshehur

Tahiri: Qeveria aktuale e ka kthyer në një trend kontraktimin njëburimor

Sipas opozitës, Qeveria Kurti nuk po siguron garën ligjore në tenderim publik, por po përdorë mekanizimin e nënshkrimit të kontratave njëburimore, duke përzgjedhur kompanitë e caktuara të afërta me pushtetin.

Kjo mënyrë e funksionimit të partisë në pushtet është mundësi e madhe për korruptim, pasi bëhet fjalë për qindra-miliona euro të tenderuara në këtë mënyrë. /Demokracia.com/

Të ngjashme