Lajme
VV-ja kundër Komisionit Hetimor | Si i mbronte Kurti keqpërdorimet dhe avullimin e rezervave shtetërore?
Demokracia
12:58 | 21 Shtator 2023

Share:

Krerët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar ta mbrojnë Ridvan Muharremin, për të cilin ka dyshime të forta për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Ishte kryeministri Kurti ai që duke dashur ta mbronte Muharremin dhe të thoshte se nuk ka as korrupsion e as keqpërdorim, konfirmoi të kundërtën, shkruan Demokracia.com.

Kurti në atë video të publikuar atëherë thoshte se “97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu edhe 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo të vendin tonë”, duke e konfirmuar kështu se një përqindje nuk ka arritur ende, që terthorazi e konfirmonte keqpërdorimin.

Për këtë rast, opozita ka kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, veprim ky që i ka penguar pushtetit, të cilët këtë kërkesë e kanë quajtur sot si “kërkesë që nuk ka kuptim”.

Është Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ajo që sot tha se kërkesa për themelimin e komisionit hetimor nuk ka kuptim dhe synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë.

“Kjo kërkesë, përveçse se nuk ka kuptim, synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë. Partitë opozitare jo rrallëherë kanë dalë në mbrojtje të Prokurorisë së Shtetit, duke thënë se ne po iu cenojmë aktivitetin, derisa momentalisht po tregojnë mosbesimin përmbajtjesor ndaj punës së tyre se mendojnë që përfqësuesit e Kuvendit mund të jenë hetues dhe prokurororë më të mirë se organet e rendit”, ka thënë Kusari-Lila.

Lexo edhe:

E pritshme, pushteti mbron avullimin e rezervave shtetërore | VV-ja kundër themelimit të Komisionit Hetimor

Kundërshtimin e themelimit të Komisionit Hetimor, Lëvizja Vetëvendosje e ka demonstruar edhe me veprime, pasi që shumica e deputetëve të kësaj partie me të filluar seanca e sotme e kanë lëshuar sallën e Kuvendit./Demokracia.com/

Të ngjashme