ShowBiz
Plot 200 mijë euro do të jetë çmimi edhe për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova
Demokracia
16:19 | 04 Shtator 2023

Share:

Është konfirmuar tashmë që në muajin tetor do të nisë edicioni i dytë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti, është “bombarduar” me pyetje nga fansat e këtij programi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë është nëse do ta ketë edhe këtë vit Jonidën në krah, gjë të cilën ai e konfirmoi.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Një ndër ta nuk ka hezituar ta pyesë atë lidhur me çmimin e madh që do të ketë fitues.

Dhe prezantuesi pa mëdyshje tregoi se njashtu sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet fituesi i BBVK do të marrë me vete 200 mijë euro në shtëpi.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Vitin e kaluar, Stresi u shpall fitues në finalen e madhe ku nga shuma totale, mori në shtëpi 160 mijë euro, pasi nga 10 mijë euro u shpërndanë për secilin nga katër finalistët e tjerë.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024