Lajme
Plenkoviq për deklaratën e Milanoviqit: Askush nuk e aneksoi Kosovën
Demokracia
10:25 | 31 Janar 2023

Share:

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kosova nuk është aneksuar sepse atëherë do t’i aneksohej një shteti tjetër.

“Askush nuk e ka aneksuar Kosovën sepse atëherë do ta aneksonte në një shtet tjetër”. Nuk e di konceptin e nxjerrjes në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Plenkoviq lidhur me deklaratën e presidentit kroat Zoran Milanoviq se bashkësia ndërkombëtare e ka aneksuar Kosovën.

Plenkoviq tha se “është e rëndësishme që Kosova është vend i pavarur me të cilin Kroacia ka marrëdhënie diplomatike”, transmeton televizioni N1.

Ky reagim i shefit të ekzekutivit kroat erdh pas deklaratës së presidentit të këtij vendi Zoran Milanoviq i cili tha se vendi i tij bashkë me ndërkombëtarët e “aneksuan Kosovën nga Serbia”.

Të ngjashme