Lajme
Planifikonin shitjen e 10 hektarëve tokë me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari i tretë
Demokracia
20:51 | 20 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona në komunën e Suharekës, pasi ishin kapur në flagrancë duke tentuar të shesin hiç më pak se 10 hektarë tokë në vlerë prej një milion euro me dokumente false.

Dy personat e dyshuar, shtetas të Republikës së Serbisë u arrestuan mbi dyshimet se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes se rreme” dhe “Mashtrim” duke falsifikuar letërnjoftimin e një personi gjithashtu shtetas i Serbisë, respektivisht duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim te personit tjetër, e të njëjtin duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave rreth dhjetë (10) hektar në vlerë rreth një milion euro në një zonë në Komunën e Suharekës.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në vazhdën e hetimeve ka siguruar dëshmi shtesë se edhe një person është i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje me dy personat e tjerë të arrestuar me herët, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, dhe me këtë rast sot datë 20.07.2022, është arrestuar edhe i dyshuari i trete me iniciale (S.K,) i cili pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të katërt dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Të ngjashme