Lajme
Plagosja në Podujevë, i dyshuari gjendet në arrati
Demokracia
09:57 | 13 Qershor 2022

Share:

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë me armë zjarri në Podujevë.

Policia e Kosovës në raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati, përcjell Demokracia.com.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ARMËMBAJTJE PA LEJE-Podujevë 12.06.2022-20:06. Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur.

Policia ka  njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme