Lajme
Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy persona
Demokracia
09:16 | 11 Tetor 2023

Share:

Dje një person është plagosur në Prizren, njofton Policia e Kosovës. 

Dy persona tashmë janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Demokracia/

Të ngjashme