Lajme
Plaçkitet kameramani në Lipjan, ia vjedhin dy kamera, tripodin e monitorin
Demokracia
09:34 | 09 Prill 2023

Share:

Një kameraman ka informuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur nga vetura dy kamera, një tripod dhe një monitor.

Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje teksa po e përcillte një ndeshje futbolli.

VJEDHJE E RËNDË/Lipjan 08.04.2023-14:55-17:00. Ankuesi mashkull kosovar me profesion kameraman, ka raportuar se deri sa ka përcjell një ndeshje futbolli, nga vetura e ti janë vjedhur dy kamera profesionale, një tripod (mbajtës i kamerave), dy çanta të kamerave, një monitor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Demokracia.com/

Të ngjashme