Sport
Pjesë e parë për t’u harruar nga Man United, Brighton po avancon në “Old Trafford”
Demokracia
15:47 | 07 Gusht 2022

Share:

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen e parë në Premierligë kundër Brightonit.

“Djajtë e Kuq” kanë mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0:2 nga ekipi mysafir në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Pascal Gross është autor i të dy golave për Brightonin në fraksionin e parë të lojës.

Gross zhbllokoi shifrat në mintuën e 30-të pas asistimit nga Ëelbeck. Nëntë minuta më vonë, De Gea pranoi edhe golin e dytë nga i njëjti futbollist.

Man United tentoi gjatë 45 minutave të para përmes disa gjysmërasteve por pa arritur cakun.

Trajneri Erik ten Hag ka startuar pas yllin e ekipit Cristiano Ronaldon i cili po e ndjek takimin nga stoli./Demokracia.com/

Të ngjashme