ShowBiz
Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit
Demokracia
20:14 | 07 Qershor 2023

Share:

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2 po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të komentohen edhe kur ka kaluar një muaj që nga përfundimi i formatit.

Disa prej tyre kanë ndërtuar shoqëri me njëri-tjetrin madje edhe po punojnë për projekte të reja së bashku.

Edhe dy prej ish-banorëve që janë konsideruar si rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë së famshme Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari tashmë kanë nisur punën për një projekt filmik.

Këtë mbrëmë e ka konfirmuar edhe vet fituesi i BBVA 2 gjatë një ‘live’ në Instagram, ndërsa sot aktorja së fundmi postoi një imazh përkrah tij.

Olta e cila gjatë kohës sa dyshja ishin pjesë e formatit shpesh herë e ka kritikuar edhe për veshjet, këtë e ka vazhduar në formë humori edhe në mbishkrimin e fotos që postoi me Luizin.

“Shi sa keq je vesh këtu”, ka shkruar Olta sipër fotos.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç filmit me Gixharin, këngëtari shkodran tashmë ka lansuar disa projekte muzikore dhe ka nisur angazhimet me koncerte.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024