Auto&Tech
Pishinë të mbyllur e tualet ari në kohë lufte| Brenda jahtit 500 milionë eurosh të armatosur të Vladimir Putin
Demokracia
16:13 | 24 Mars 2022

Share:

Janë zbuluar pjesët e brendshme luksoze të një superjahti prej 500 milionë eurosh që dyshohet se i përkiste Vladimir Putin.

Anija luksoze aktualisht është ankoruar dhe po i nënshtrohet riparimeve në portin italian të Marina di Carrara, në veri të Pizës.

Fotografitë e jashtëzakonshme tregojnë vlerën stratosferike të mallrave dhe mobiljeve me të cilat Scheherazade është zbukuruar për kënaqësinë e Presidentit rus.

Artikujt përfshijnë një mbajtëse letre higjienike të veshur me ar, llambadarë me shkëlqim, një pishinë, një dhomë ndenjeje të kompletuar me piano, si dhe një dysheme me pllaka vallëzimi, e cila hapet për t’u kthyer në një pishinë.

Jahti përmban dhe një palestër xhudo, duke përfshirë foto të rripave të zinj me kornizë.

Një akuarium prej pesë metrash dhe një televizor i madh, i shtrirë gati pesë metra përgjatë një muri të tërë, janë pajisje të tjera që gjenden aty.

Presidenti ndihet i sigurt kur ngjitet në bord, pasi anija është gjithashtu e pajisur me pika uljeje për helikopterë ushtarakë dhe një sistem sigurie me katër radarë që thuhet se është në gjendje të rrëzojë dronët.

Të ngjashme