Sport
Pioli flet pas barazimit me Sassuolon, paralajmëron Interin në ndeshjen e radhës
Demokracia
22:12 | 30 Gusht 2022

Share:

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Sassuolon në Reggio Emilia.

Menjëherë pas 90 minutëshit ka  folur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

Tekniku i kampionëve të Italisë tha se sot mungoi qetësia ndërsa për derbin ndaj Interit premtoi se ekipi do jetë ndryshe.

“Do të kisha preferuar të pranoja një gol dhe të fitoja ndeshjen. E nisëm shumë mirë, luajtëm futboll të mirë, të shpejtë dhe me situata të mira. Sot na mungoi qartësia, e nisëm mirë, por më pas Sasuolo u mbrojt shumë dhe nuk kishte hapësira të lira”.

“Ishim shumë statik në fushë kishte pak lëvizshmëri nga ana e skuadrës. Djemtë e dinë se ku kanë gabuar. Ndaj Interit do të shihni një Milan tjetër. I njohim mirë zikaltërit ata kanë një mënyrë loje të ndryshme nga ajo që kishte Sassuolo. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme” – tha ai, raportojnë mediat italiane./Demokracia.com/

Të ngjashme