Lajme
Profesori i shquar në John Hopkins shpjegon “strategjinë zvarritëse të Beogradit për mosnjohje të Kosovës”
Demokracia
15:52 | 05 Maj 2024

Share:

Hilja e Beogradit karshi perëndimit konsiston në atë që “kanë lënë përshtypjen” se pas zbatimit të Asociacionit ata do të mund të nisnin “koncesionet” dhe “zbatimin” e marrëveshjeve me Kosovën, por se për këtë “nuk ka kurrëfarë garancish e as sigurish”, tha profesori i mirënjohur në universitetin prestigjioz amerian “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq.

Kjo në dritën e kushtëzimit ditë e më të madh të anëtarësimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimit të tij për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas autoriteteve serbe, Asociacioni është parakusht që të gjitha dispozitat e tjera të Marrëveshjes së Brukselit të zbatohen. Ata e kanë mbajtur këtë linjë me zhurmë dhe këmbëngulje, duke bërë hapa të mëdhenj me komunitetin ndërkombëtar. Është një mesazh i thjeshtë, i lehtë për t’u kuptuar nga teknokratët perëndimorë, të cilët e shohin atë si një prelud të një fitoreje diplomatike, të cilën ata e shpresojnë kaq urgjentisht. Autoritetet serbe kanë lënë përshtypjen se janë të gatshme të pranojnë pasi të marrin ASM, edhe pse nuk ka garanci të qarta dhe as siguri për një angazhim të tillë të nënkuptuar”, ka thënë

Megjithatë, teknokratët perëndimorë e kanë marrë atë sinjal si pretekst për të bërë presion të paprecedentë mbi Kosovën për të bërë koncesionin e parë ndaj ASM-së, në mënyrë që ajo të mund të mbulojë të gjitha pikat e tjera të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Në negociata, fuqia e inkuadrimit të çështjeve dhe e menaxhimit të rrëfimeve është e një rëndësie thelbësore, dhe ato që kontrollojnë kornizat dhe narrativat në mënyrë më të qartë marrin një avantazh. Për një kohë të gjatë negociatat kanë qenë subjekt i kornizave dhe narrativave të cilat kryesisht janë formësuar nga Serbia, në përpjekjet e saj për të ngadalësuar të pashmangshmen, që është njohja përfundimtare dypalëshe e dy shteteve të pavarura. Deri më tani, strategjia e tyre e zvarritjes ka funksionuar”, tha Vukoviq për Nacionalen.

Të ngjashme