Arte
Piktura e Vincent Van Gogh arrin 13 milionë euro në ankand
Demokracia
12:57 | 26 Mars 2021

Share:

Një pikturë e Vincent Van Gogh e një rruge të Parisit që kaloi më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura ka arritur 13.09 milion euro në ankand.

E pikturuar në vitin 1997, vepra portretizon një nga mullinjtë e erës që përshkonte Montmartre në një kohë kur ishte thjesht një fshat në periferi të Parisit.

‘Një Skenë Rruge në Montmartre’ është një nga seritë e veprave që Van Gogh krijoi ndërsa qëndronte në Paris me vëllain e tij Theo në vitin 1886 dhe 1887, transmeton Demokracia.com.

Sotheby’s tha se çmimi i shitjes ishte një rekord për artistin Holandez në Francë, ku u zhvillua ankandi i së enjtes pasi vepra ishte menduar që mund të arrinte shumën deri në tetë milion euro.

Pikturuar në 1887, piktura ishte në pronësi të një familje franceze që nga ajo kohë.

Një çmim pak më i lartë u arrit për pikturën të enjten pasdite, por shitja u anulua për shkak të problemeve me ofertat në internet.

Ajo u ofrua përsëri në fund të ankandit, i cili u transmetua drejtpërdrejt në internet nga Sotheby’s nga Parisi. /Demokracia.com/

Të ngjashme