Arte
Pianistja Anila Aliu fiton çmimin më të rëndësishëm në Bangkok
Demokracia
13:20 | 23 Prill 2021

Share:

Pianistja Anila Aliu fiton çmimin e rëndësishëm ‘Grand Award’ në Garën Ndërkombëtare të Pianos në Bangkok.

Anila Aliu është pianiste nga qyteti i Gjilanit, e cila është mjaft e suksesshme në punën e saj.

Së fundmi ajo ka fituar çmimin ‘Grand Award’ në garën ndërkombëtare të pianos në Bangkok, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë pianistja përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.

“Sapo morëm Diplomën dhe Trofeun nga “Gara Ndërkombëtare e Pianos në Bangkok” e cila u mbajt në dhjetor-janar 20/21. Kaq e lumtur dhe e nderuar që fitova çmimin më të rëndësishëm “GRAND AWARD” në kategorinë time! Shumë faleminderit organizatorëve për këtë mundësi dhe anëtarëve të jurisë për komentet e mrekullueshme”, ka shkruar pianistja Aliu.

Ky nuk është çmimi i vetëm që ka fituar Aliu, ajo në janar u shpall fituese e vendit të parë dhe çmimit special në Garën Ndërkombëtare të Muzikës në New York. /Demokracia.com/

May be an image of text

Të ngjashme