Lajme
Petkoviq: Në raportet që dolën nga takimi i djeshëm u shkrua që Beogradi s’ka faj
Demokracia
09:58 | 15 Shtator 2023

Share:

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se vendi i tij duhet të dalë i kënaqur nga takimi i djeshëm në Bruksel me raportet e BE-së dhe SHBA-së.

Ai për RTS-në tha se “në raportet e pas takimit është shkruar se Beogradi nuk ka faj”, dhe se “ka treguar konstruktivitet”, si dhe ka pretenduar se aty shkruhej që “Kurti është ai që ka bërë që dialogu të dështojë”.

“Nuk ka negociata teknike në Bruksel, por negociata në kushte të pamundura. Vuçiq flet me Kurtin, i cili refuzon gjithçka”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, “ka thënë qartë se Kurti nuk është i gatshëm të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”.

Kryeministri Kurti dje tha se u ka dhënë një propozim ndërmjetësve për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sekuencuar, por tha se ka refuzuar për shkak se është kushtëzuar me themelimin e Asociacionit. /Express/

Të ngjashme