Lajme
Pesë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri
Demokracia
15:43 | 27 Shkurt 2024

Share:

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher,  në  aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit pesë persona  kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme