Lifestyle
Pesë përfitimet nga limoni
Demokracia
12:31 | 26 Janar 2021

Share:

Limonët dhe frytet e tjera citrus përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për shëndetin e njeriut.

Limonat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit citrik i cili e bën që fryti të ketë shkallë të ulët të pH-s dhe shije të thartë. Gjithashtu limoni përmban vitamin C (Acid Askorbik) që është bazik për shëndetin e njeriut.

Në 100 mililitra lëng limoni ka afërsisht 50 miligram vitamin C që është 55% e sasisë ditore të rekomanduar dhe 5 gram acid citrik.

Këto janë pesë përfitimet nga konsumimi i limonit :

1. Vitamina C që gjendet me shumicë tek limonët lufton radikalet e lira dhe qelizat e dëmshme në organizëm si edhe forcon imunitetin e njeriut

2. Lëngu i limonit ndihmon njerëzit që vuajnë nga zemra pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut

3. Vitamina C tek limoni stimulon prodhimin e kolagjenit që është elementi përgjegjës për rininë e lëkurës

4. Konsumimi rregullisht i limonit forcon enët e gjakut dhe parandalon gjakderdhjen e brendshme

5. Toniku anti-toksina me ujë, limon, xhinxher dhe mente është një kurë shumë e mirë kundër sëmundjeve respiratorë.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024