Sport
Pesë humbje radhazi, Berlusconi shkarkon trajnerin e Monza, ja kush e zëvendëson
Demokracia
12:42 | 13 Shtator 2022

Share:

Aventura e Giovanni Stroppa në stolin e Monza ka përfunduar. Klubi nga Brianza ka shkarkuar trajnerin e promovimit të parë historik në Serie A, i cili nuk shpëtoi me barazimin në Lecce (pika e parë pas 5 nokauteve radhazi).

Një vendim i parashikuar disi në orët e fundit nga fjalët e Silvio Berlusconi: “Tani duhet të mendoj për këtë”. Në një shënim zyrtar, klubi “falenderon trajnerin për rrugën e ndjekur së bashku, duke kulmuar me promovimin historik në Serie A”

Dhe më pas i uron trajnerit “sukseset më të mira profesionale për të ardhmen”. Për ta marrë drejtimin e skuadrës debutuese në Serie A nga Stroppa, presidenti dhe Adriano Galliani kanë zgjedhur Raffaele Palladino, trajnerin e të rinjve të klubit, i cili do të drejtojë stërvitjen sot dhe do të bëjë debutimin e tij të dielën (18 shtator) në shtëpi kundër Juventusit.

Vetë Monza e ka bërë të ditur këtë rokadë: “Udhëheqja teknike e ekipit të parë I është besuar Raffaele Palladino, trajner i të rinjve bardhekuq nga sezoni sportive 2021-2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme