COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Sport
Përzgjedhësi komenton shortin e Kosovës për kualifikime në Evropian
Demokracia
16:43 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën “Elite Round” për Kampionatin Evropian 2022 të grupmoshës 17-vjeç, i cili do të mbahet prej 16 maj deri më 1 qershor në Izrael.

Dardanët U17 janë përfshirë në Grupin 6, ku do të përballen me Italinë, Ukrainën dhe Poloninë.

Ndeshjet e kësaj faze kualifikuese do të zhvillohen në mars, por ende nuk është vendosur se në cilin vend, duke pasur parasysh se federatat nuk kanë rënë dakord për vendin nikoqir dhe i mbetet UEFA-s që një gjë të tillë ta vendosë me short, transmeton Demokracia.com.

Po ashtu, sot është bërë tërheqja e shortit edhe për fazën e kualifikuese të Kampionatit Evropian U17 “Hungaria 2023”. Në bazë të shortit, Kosova U17 u tërhoq në Grupin 8, ku bëjnë pjesë edhe Italia, Greqia dhe Finlanda.

Trajneri i Kosovës U17, Arsim Abazi ka komentuar për faqen zyrtare të FSHF-së shoritin.

“Sa i përket shortit për ‘Elite Round’ mund të them se është short i mirë, edhe pse dihet se në këtë fazë të garave nuk ka ekipe të dobëta. }do ekip që është kualifikuar në ‘Elite Round’ ka kualitet dhe talent. Sidoqoftë, unë kam besim te djemtë tanë, pasi të gjithë janë lojtarë kyç në klubet ku aktivizohen dhe në ndeshjet e deritashme kanë dëshmuar se mund të bëjnë edhe më tepër. Personalisht jam optimist se mund t’ia arrijmë qëllimit të kualifikohemi në Evropian, por mbetet të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në muajin mars dhe si do të jetë forma e lojtarëve dhe nëse do të kemi ndonjë telashe me lëndime. Fatmirësisht 90 përqind të ekipit e kemi të krijuar dhe shumë të përgatitur, gjë e cila u dëshmua edhe në ndeshjet kualifikuese në Austri, por edhe në dy miqësoret e muajit të kaluar kundër Turqisë U18. Normalisht, tani na mbetet të gjejmë videomateriale të ndeshjeve të fundit të kundërshtarëve në mënyrë që ta studiojmë më mirë lojën e tyre dhe të shohim forcën e kundërshtarëve me të cilët do të përballemi. Sigurisht se Italia është emër i madh i futbollit, por mendoj se tek gjeneratat e reja nuk ka dallime të mëdha në cilësi”, ka theksuar Abazi. /Demokracia.com

Të gjitha