Lajme
Përplasje mes deputetit Meta dhe ministrit Latifi
Demokracia
13:01 | 07 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka ngelur i zhgënjyer që nuk mundi të marrë një përgjigje nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, rreth një projekti për shërbimet e shëndetit mendor.

Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë pyetjet parlamentare, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, kishte një të tillë për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, raporton Demokracia.com.

“I nderuar ministër, dimë që pandemia ka rënduar jo vetëm shëndetin trupor por edhe atë mendor të qytetarëve tanë dhe çështja është që ne jemi dëshmitar të mosfunksionimit të linjës pa pagesë për ofrimin e këshillave profesioniste që është bërë nga departamenti i psikologjisë me Ministrinë e Shëndetësisë. Do të thotë akoma është jo funksional. Mirëpo çështja më e rëndësishme për mu të di këtu është rreth një projekti që bëhet për implementimin për shërbimet në shëndetin mendor që bëhet me bankën botërore përmes kredisë të qeverisë tonë. Ju lutem më tregoni se deri ku ka mbërri procedura, çka ka t’re rreth këtij bashkëpunimi?”, pyeti Meta.

Pas kësaj, ministri u përgjigj, mirëpo jo në mënyrë specifike që kërkoi deputeti Meta.

“I nderuari deputet ju keni shumë të drejtë se COVID-19 ka shkaktuar dhe po shkakton probleme të shumta e  ndër më të mëdhaja janë ato të shëndetit mendor. Ne kemi disa projekte të cilat janë në proces të përfundimit që t’i përfundojmë sa më parë”, ishte një pjesë e përgjigjes së ministrit Latifi, raporton Demokracia.com.

Pas kësaj, si zakonisht kryeparlamentari e pyeti deputetin Meta nëse ka edhe ndonjë pyetje për ministrin.

“I nderuar kryetar, nuk deshta me pasë, por….”, ia nisi deputeti, duke e vendosur dorën në kokë. “Narracioni i ministrit… i nderuar ministër, kjo që e thatë, gjithçka mundet me qenë, por veç përgjigjja të cilën e kërkova në pyetjen time, jo. Të lutem, më thuaj, ku është projekti me Bankën Botërore që është bërë përmes Qeverisë. Ma thuaj të lutem”, pyeti përsëri Meta ministrin Latifi.

Ai tha se këtë pyetje e kishin bërë edhe deputetë të tjerë dhe nuk kishin marrë përgjigje.

Ministri nuk deshi të përgjigjej më.

“Ministër po besoj që e ke kuptu çka po kërkon deputeti. A dëshiron me u përgjigj? Jo. Ministri nuk dëshiron me u përgjigj…”, tha Konjufca. /Demorkacia.com/

Të ngjashme