Sport
Përplasja mes Dzekos dhe Onanas gjatë ndeshjes së Champions, deklarohet Inzaghi
Demokracia
11:30 | 23 Shkurt 2023

Share:

Lojtarët e Interit kanë festuar në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve ndaj Portos (1:0), që është një rezultat i mirë para takimit të kthimit që luhet tri javë më vonë.

Mirëpo, ndeshja pati vëmendjen edhe për përplasjen mes Edin Dzekos me portierin Andre Onana dhe më pas reagimi i furishëm i sulmuesit bosnjak pasi u zëvendësua në minutën e 58-të.

Portieri kamerunas dhe Dzeko u përplasën me fjalë, pasi Dzeko ishte i zemëruar me të për protestën ndaj gjyqtarit në një situatë. Onana iu përgjigj ashpër dhe mesfushori turk Hakan Calhanoglu u përpoq të qetësonte situatën duke i vendosur dorën në gojë portierit.


Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e justifikoi në një mënyrë sulmuesin boshnjak.

“Si lojtar jam zemëruar edhe kur u zëvendësova në këto lloj ndeshjesh, por më mjaftoi të shihja se si kërceu pas golit të Lukakut. Të tilla gjëra ndodhin, është adrenalinë. Të mos harrojmë se sa shumë ka bërë Dzeko në 18 muaj për ne”, e justifikoi Inzaghi Dzekon pas ndeshjes./Demokracia.com/

Të ngjashme