Lajme
Përparim Rama “arreston” qenin që sulmoi mjekët e QKUK-së
Demokracia
17:09 | 22 Prill 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qeni që ka sulmuar mjekët e QKUK-së është kapur dhe është në mbajtje.

Rama në një konferencë për medie ka thënë se janë duke bërë çdo gjë për të zgjidhur problemin e qeneve endacak, përcjell Demokracia.com

“Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar dje se janë sulmuar tre mjekë nga qentë endacak,  2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së.

ShSKUK ka kërkuar dhe  në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e  qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

Po ashtu, thonë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së.

Të ngjashme