Lajme
Përleshja me grushte mes vajzave në Pejë, policia jep detaje
Demokracia
21:51 | 06 Qershor 2022

Share:

Një përleshje fizike mes dy vajzave ka ndodhur gjatë ditës së hënë në stacionin e autobusëve në Pejë.

Lajmin për Demokracia.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka treguar se janë identifikuar personat dhe janë duke u intervistuar në stacionin policor.

“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat janë identifikuar. Njëra nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që është tu intervistuar është i mitur. “, ka thënë Rugova.

Rugova shtoi se detaje të tjera nuk mund të japë për këtë rast, derisa hetuesit të arrijnë një epilog.

Të ngjashme