ShowBiz
Përkundër ndarjes së bujshme, Ariana Lirey thotë se ruan raporte të mira me Don Xhonin
Demokracia
18:10 | 13 Shkurt 2023

Share:

Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi Don Xhoni, kanë qenë ndër emrat më të diskutuar në vitin që lamë pas.

Kjo për shkak të marrëdhënies që kishin e po ashtu edhe për mënyrën se si u ndanë.

Pas njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënies, ata ‘thumbuan’ vazhdimisht njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Sido që të jetë, Ariana së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ARINA KIM (@arianalirey)


Njëra nga pyetjet kishte të bënte me reperin nga Drenica, për atë nëse mund të rikthehen sërish bashkë.

‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, u shpreh Lirey.

E njëjta ndërkaq në vitin që shkoi i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin e saj të zemrës./Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ARINA KIM (@arianalirey)

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024