Lajme
Përfundon takimi Kurti – Lajçak
Demokracia
14:57 | 06 Shkurt 2023

Share:

Para pak çastesh ka përfunduar takimi, i lajmëruar si drekë pune, mes Kryeministrit Kurti dhe Emisarit Evropian, Miroslav Lajçak. Në takim ishte edhe Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Kryeministrit Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, takoi Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot në Prishtinë.

Në këtë takim mori pjesë edhe diplomati amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky është një nga takimet e shpeshtuara së fundmi mes Kurtit dhe diplomatëve perëndimorë. Ai u mbajt në një nga restorantet e kryeqytetit.

Zyrtarët e lartë evropianë dhe amerikanë janë angazhuar për ta bindur Kryeministrin Kurti ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përveç Asociacionit, takimet e javëve dhe muajve të fundit kanë pasur temë kryesore propozimin evropian, që në masë njihet si plani franko-gjerman, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024