ShowBiz
Jennifer Lopez shkëlqen me paraqitjen e saj
Demokracia
09:45 | 21 Janar 2021

Share:

Dje është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Presidentit Joe Biden dhe Kamala Harris, ceremoni kjo e mbajtur si asnjëherë më parë.

Në listën e artistëve që do të performonin printe kënëgëtarja Jennifer Lopez, raporton Demokracia.com

E veshur nga koka deri tek këmbët me të bardha, nga marka e njohur ‘Chanel’, me flokët gjysmë të mbledhura dhe me grimin perfekt, JLo dukej thjeshtë e mrekullueshme.

Këngëtarja performoi këngët “This Land is Your Land” and “America the Beautiful”.

Gjatë performimit të këtyre këngëve JLo tha disa fjalë në gjuhën spanjolle.

“Një komb nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, ishin fjalët që tha ajo duke vazhduar me pjesën e hitit të saj “Let’s Get Loud”.

Jennifer Lopez para ca ditësh ka publikuar këngën e saj më të re të shoqëruar me videoklip ‘In The Morning’./Demokracia.com

https://www.youtube.com/watch?v=DqVDh4s9htE&t=197s

Të ngjashme