Lajme
Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen shefin e EULEX-it, i kërkojnë “mbrojtjen e serbëve”
Demokracia
17:29 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Një delegacion i Listës Serbe i kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Zlatan Elek, janë takuar në Mitrovicën e Veriut me shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Sipas një njoftimit për media të Listës Serbe, kjo parti ka kërkuar nga Barbano një prezencë më të madhe të EULEX-it në terren, si dhe forcimin e masave të sigurisë dhe “mbrojtjen e serbëve në terren”.

“Delegacioni i Listës Serbe ka kërkuar prezencë më të madhe të EULEX-it në terren me kërkesë të veçantë që EULEX-i të angazhohet në çështjen e sigurisë së popullit serb si dhe të bashkatdhetarëve tanë të arrestuar padrejtësisht të cilët ndodhen në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, Lista Serbe ka njoftuar se interesi i tyre dhe i gjithë popullit serb është ruajtja e paqes.

Të ngjashme