Auto&Tech
Përdoruesit në Twitter reagojnë pasi pasuria e Zuckerbergut ra me 100 miliardë euro
Demokracia
23:36 | 29 Tetor 2022

Share:

Pasuria e Mark Zuckerberg ra me 11 miliardë dollarë pasi Meta raportoi një tremujor të dytë radhazi me fitime zhgënjyese, duke e çuar humbjen totale të pasurisë së tij më shumë se 100 miliardë dollarë në vetëm 13 muaj.

Zuckerberg, 38-vjeçar tani ka një pasuri neto prej 38.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliaderëve të Bloomberg, një rënie e madhe nga shifra prej 142 miliardë dollarësh në shtator të vitit 2021. Ndërsa shumë nga njerëzit më të pasur në botë kanë parë pasurinë e tyre të bie këtë vit, CEO i kompanisë Meta, ka pësuar goditjen më të madhe në mesin e atyre në listën e pasurisë.

Të ardhurat e Meta-s ranë me 4.5 për qind nga një vit më parë, rënia e dytë tremujore radhazi, pasi nuk postoi kurrë rënie të shitjeve përpara vitit 2022. Ndërkohë, platforma e mediave sociale përballet me kosto të mëdha pasi financon versionin e saj të realitetit virtual. Aksionet e Meta u hapën 25 për qind më të ulëta të enjten në New York. Çmimi i aksioneve prej rreth 100 dollarë, më i ulëti që nga viti 2016, krahasohet me 382 dollarë në kulmin e tij.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme nga përdoruesit në rrjetin social Twitter.

Faqja @unusual_whales bëri një postim për këtë lajm derisa vërshuan më pas komente.

“Mark Zuckerberg META-s ka parë që pasuria e tij neto të ulet me më shumë se 100 miliardë dollarë nga kulmi i saj”, ka shkruar kjo faqe.

 

“Të paktën unë mund të them se nuk kam humbur kurrë kaq shumë para”, shkroi përdoruesi @TimTimTim737. /Telegrafi/

Të ngjashme