Lajme
“Për shkak se Kurti s’ndërron takimi me Stoltenberg”| Vuçiq me shpresa se NATO do të dëgjojë Serbinë
Demokracia
11:33 | 16 Korrik 2023

Share:

Ka kohë që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bie borisë së propagandës dhe viktimizimit të kahershëm për gjoja “spastrim të heshtur etnik” të serbëve në Kosovë; dhe këtë gjë ia faturon ekskluzivisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkaq vetëm kohëve të fundit ka kërkuar një seancë “urgjente” të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të cilës dëshiron t’ia paraprijë një takim me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg. Për këtë “seancë urgjente” gjer më sot ka gjetur mbështetjen vetëm të Federatës Ruse, të cilët, shkronjë për shkronje janë në të njëjtën vijë me Beogradin.

Duke u thirrur në Rezolutën 12/44 si dhe në KFOR-in që operon në Kosovë me mandat të kësaj Rezolute, Vuçiq tha se kësisoji do të shohë të takojë Stoltenberg-un, ngase, sipas tij, “NATO mban përgjegjësinë për situatën e sigurisë në Kosovë”.

“Iu afrova Jens-it për një takim, të cilin e konsideroj një individ fer dhe gjithmonë i hapur për të konsideruar perspektivën serbe”, tha Vuçiq mbrëmë në një intervistë për median serbe që operon në Shtete të Bashkuara të Amerikës “The Pavlovic Today” si dhe shtoi se “provova t’i vendos ndërmend mbijetesën pothuajse të pamundshme të serbëve në Kosovë”.

Tashmë i pajisur me një frazë të re që e ka kthyer në lajtmotiv me muaj të tërë se “kjo paraqes një formë spastrimi etnik në fillim të shekullit 21” derisa vazhdoi të numërojë disa prej incidentve të ngjara nga fillimi i vitit, të cilat i intepreon brenda këtij pretendimi të tij si në funksion të “spastrimit etnik”.

“Për të mos e thënë, serbët po arrestohen arbitrarisht thjesht për ta çuar para politikën e spastrimti etnik, nën tekat e dikujt”, ka thënë ai.

Duke u ankuar për “këtë qasje” të Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiq tha se për këtë arsye “takimi me Sekretarin Gjeneral të NATO-s është kyç” derisa shton edhe se “Stoltenberg-u është tejet i informuar për komplikimet në terren”.

“NATO duhet t’u jep fund të gjitha këtyre provokimeve”, u shpreh ai, derisa shtoi se në emër të Serbisë, Aleancës së Atlantikut të Veriut do t’ia “prezantojë të gjitha faktet”.

Vuçiq, duke u lëshuar të komentojë edhe qasjen amerikane, u shpreh se “pavarësisht se sa disa aktorë politikë të Kosovës e disprespektojnë Amerikën dhe punojnë kundër interesave vitale të Amerikës, fatkeqësisht, neve na duket që ata do të ketë edhe mbështetje jo të zëshme nga Shtetet e Bashkuara”.

Gjer më tash vetëm Federata Ruse ia ka mbështetur Vuçiqin thirrjen për seancë urgjente në KS të OKB-së.

“I ndajmë plotësisht vlerësimet e njëjta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, duke folur për kërkesën e Vuçiqit që të thirret një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me “situatën e papërballueshme të serbëve në Kosovë”.

Vuçiq duke folur javë më parë në një konferencë për media tha se do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenerg para se të kërkojë një seancë në KS të OKB-së. Serbia mund të nis “aktivitete të vështira” të paspecifikuara nëse këto dy iniciativa nuk prodhojnë rezultate, ka thënë ai, derisa i binte toneve të ashpra se “gjërat kanë dalë jashtë kontrolle…serbët janë mbështetur për muri”.

Ambasadori rus pati thënë se “ekzistojnë të gjitha arsyet për të konsideruar situatën përmes një seancë speciale në KS të OKB-së me qëllimin e shtensionimit të përnjëmendtë”.

“Ne avokojmë që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës 12/44, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen ndaj pjesëmarrësve”, ka shkruar në Twitter ambasadori rus.

Vuçiqt përmes asaj konference për media akuzoi Kosovën “për spastrim të heshtur etnik”.

“Nuk kemi të drejtë të lejojmë pogrom të mëtejmë, persekutim ose spastrim etnik të popullit tonë”, ka propaganduar ai, derisa “aktivitete” të tila ai quajti i “të planifikuara” dhe “të mirëorganizuara”.

“Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar të bëjë, por nuk ka de-përshkallëzimi, sepse (Qeveria e Kosovës) nuk e dëshiron atë”, tha Vuçiq. “Serbia nuk po përgatitet për luftë, por është e gatshme të mbrojë jetën e njerëzve tanë”, pati shtuar ai.

Të ngjashme