Lajme
Për një javë në Ferizaj u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba, u raportuan 47 aksidente
Demokracia
11:11 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Gjatë javës së kaluar, Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1481 gjoba kundërvajëse dhe ka hequr 19 patentë shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Po ashtu, janë raportuar 47 aksidente, prej të cilave janë lënduar 14 persona.

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/12/2023 ka shqiptuar 1481 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 19 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 47 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 13

Persona të lënduar, 14

– Aksidente me dëme materiale, 34

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Me respekt.

Të ngjashme