Sport
Për më pak se 24 orë, kaq bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani – Zagliris
Demokracia
13:34 | 30 Qershor 2022

Share:

Janë bërë 19 orë që kur Ballkani njoftoi për daljen në shitje të biletave për ndeshjen e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgirisit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ende pa u mbushur 24 orë të plota, deri më tani janë shitur 1 mijë e 616 bileta deri në këtë moment, raporton Demokracia.com.

Biletat ndodhen në shitje përmes platformës online në linkun e publikuar në faqen zyrtare të klubit suharekas.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris, këto janë çmimet

Kapaciteti i plotë i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është 13 mijë e 500.

Çmimet e biletave për takimin e parë historik të Ballkanit në garat evropiane fillojnë nga 3 euro në Veri dhe Jug të stadiumit, deri tek më e shtrenjta në sektorin VIP që kushton 20 euro.

Ballkani dhe skuadra lituaneze sfidohen më 4 korrik (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme