Intervista
“Për çka?!” – Lulzim Hetemi flet për dorëheqje në intervistën e parë që nga koha kur u mbyll në komunë
Demokracia
15:04 | 24 Tetor 2023

Share:

Radiotelevizioni i Kosovës ka realizuar një intervistë me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Në këtë intervistë, Hetemi ka treguar për sfidën e tij si i mbyllur në objektin e komunës.

Ai ka thënë se familja e tij janë mërzitur tash e sa kohë pa qenë në shtëpi, por ka thënë se do të dalë nga objekti “kur të pjeken kushtet”.

I pyetur lidhur me qasjen e SHBA-ve karshi situatës në veri, ai ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por së pari ka respekt për familjen dhe fëmijët e tij.

Hetemi ka folur edhe rreth dorëheqjes për çfarë ka thënë se nuk di nëse ka arsye për ta bërë, pasi sipas tij kjo do ta kthente Listën Serbe në komunë.

Intervistën e plotë të Hetemit do të mund ta ndiqni në RTK.

Të ngjashme