Intervista
“LDK të gatshëm për zgjedhje”, thotë Quni
Demokracia
10:11 | 12 Maj 2024

Share:

Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet, përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu thotë deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, derisa thekson se në situatën që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.

Quni në një intervistë për KosovaPress, thekson se nuk përjashtohet mundësia që rasti i Banjskës të përsëritet.

Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve.

Përveç kësaj, gjatë intervistës Quni flet edhe për shërbimin e detyruar ushtarak, për çka thotë se nuk e shohin si zgjidhjen më të duhur, derisa përmendi edhe koston e lartë.

Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë  dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni u shpreh se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja.

A duhet të ketë Kosova ta ketë shërbimin e detyruar ushtarak?

#Quni #Kosova #Ushtarak

Posted by KosovaPress on Sunday, May 12, 2024

Të ngjashme