Lajme
Për 24 orë, 245 pacientë u trajtuan në Emergjencë
Demokracia
13:58 | 01 Korrik 2022

Share:

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 245 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 28 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror, përcjell Demokracia.com.

“Sipas raportit 24-orësh, 69 raste kanë qenë internistike, 60 raste kanë qenë të natyrës ortopedike dhe 37 në dhomën kirurgjike, po ashtu, 59 raste janë trajtuar në kuadër të dhomës së Reanimimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

245 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore emergjente në 24-orët e fundit, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

28 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

Sipas raportit 24-orësh, 69 raste kanë qenë internistike, 60 raste kanë qenë të natyrës ortopedike dhe 37 në dhomën kirurgjike, po ashtu, 59 raste janë trajtuar në kuadër të dhomës së Reanimimit./Demokracia.com/

Të ngjashme