Lajme
Pensioni 200 euro, rryma 360 euro| Ankohet mjekja: Kujt po ia paguajmë energjinë elektrike?
Demokracia
18:31 | 28 Mars 2022

Share:

Mjekja e QKUK-së, njëherit vajza e epidemiologut të njohur, Isuf Dedushaj, Vjollce Dedushaj Fazliu është ankuar për çmimin e lartë të faturave të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se rrymën e kujt po e paguajnë qytetarët e Kosovës?

Ajo ka thënë babai i saj, i cili merr vetëm 200 euro pension pas 45 viteve punë, paguan 360 euro rrymë.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Rrymen e kujt po paguajme?

Mendoni se keshtu ndertohet Shteti?

Nuk I mbyll me syte !

Babes pensioner I vije rryma 360 euro e merr pension 200 pas 45 vitesh pune te ndershme.

Une PROTESTOJ….

Kjo FATURE nuk ka per tu paguar me kete cmim…

Dritat e rruges që I lini ndezur tere diten, Veriut te Mitrovices dhe te papegjegjshmeve nuk e paguaj une, ne! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme