Sport
Penallti në ndeshjen Kosova – Armenia, barazohen shifrat në kryeqytet
Demokracia
19:28 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka barazuar rezultatin 1:1 në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

Lirim Kastrati ka shënuar për “Dardanët” në minutën e 67-të të përballjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Kastrati u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.

Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme